🎙️| Konferenca për shtyp e trajnerit Mislav Karoglan, në prag të takimit ndaj Dinamo City 👇

Derbi ndaj Dinamo City si e prisni kĂ«tĂ« pĂ«rballje –  

Karoglan: Fillimisht kemi analizuar ndeshjen që luajtëm ndaj Vllaznisë dhe kemi parë shumë gjëra pozitive. Fatkeqësisht rezultati nuk ishte pozitiv. Tashmë do të përballemi me Dinamon një skuadër mjaft e mirë taktikisht, me një trajner shumë të mirë. Ata kanë mjaft kualitet pasi i kam ndjekur edhe në kupat e evropës ndeshje ku treguan mjaft kualitet. Tashmë edhe ata janë në krizë rezultatesh njësoj si ne, por do të thoja se ne kemi më shumë nevojë për pikë se ata.

ÇfarĂ« mund tĂ« prisni nga skuadra nĂ« vazhdim –  

Karoglan: Eshtë disi e çuditshme që ne luajmë mirë por nuk arrijmë të shënojmë. Ky është mesazhi që kam për skuadrën time të shfrytëzojmë në maksimum mundësitë që na jepen, mos ti lëm të na ikin. Tashmë sërisht kemi disa dëmtime dhe do më duhet të shoh si do ti përshtatemi kësaj ndeshje. Megjithatë unë besoj se ne në çdo ndeshje që luajmë kemi shanset tona për të fituar.

Skuadra ka nevojĂ« pĂ«r pĂ«rforcime pĂ«r tĂ« qenĂ« kompetitive –  

Karoglan: Të jem i sinqertë na nevojiten një ose dy pozicione. Ne kemi kaq shumë lojtarë të mirë, por ndonjëherë dy lojtarë të mirë e bëjnë njëri-tjetrin më të mirë. Në merkaton e dimrit fokusi im do të jetë të sjell jo lojtarë me kualitet më të mirë por me kualitete të ndryshme. I them shpesh ekipit që ne kemi shumë kualitet dhe na duhet pak vetëbesim që disa prej lojtarëve të shpërthejnë.

Do tju kĂ«naqte edhe njĂ« barazim ndaj Dinamo City –

Karagolan: Nuk më duket llogjike që të luaj përballë një skuadrë për të marrë një pikë. Ne do të luajmë për të fituar dhe do të shohim çfarë do të na rezërvojë ndeshja. Në ndeshjet me Elbasanin dhe Vllazninë do të dëshiroja të fitoja nuk do të kënaqesha të merrnim një pikë.

Keni njĂ« mesazh pĂ«r skuadrĂ«n nĂ« prag tĂ« sfidĂ«s ndaj Dinamo City –

Karagolan: Mesazhi për ta gjithmonë është i njëjtë, të kenë disiplinë taktike. Në fazën sulmuese të jenë në lartësinë e duhur. Prej tyre kërkoj që të mos ndihen inferior ndaj askujt, por në të njëjtën kohë të respektojnë në tërësi edhe Dinamon.