🤝 ZYRTARE | Cyme Lulaj merr drejtimin e ekipit të femrave të Partizanit

  1. 🤝 ZYRTARE | Cyme Lulaj merr drejtimin e ekipit të femrave të Partizanit

Klubi i Futbollit Partizani njofton zyrtarisht emërimin e Cyme Lulaj në postin e trajnere­s së ekipit të femrave.

Trajnerja Lulaj, e cila aktualisht drejton kombëtaret e femrave në grupmoshat U-17, U-16 dhe U-14, si dhe mban detyrën e koordinatores së projektit TDS pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, sjell në klub një eksperiencë të gjerë dhe kompetencë të provuar në zhvillimin e futbollit të femrave.

Në sezonin futbollistik 2025-2026, Lulaj do të udhëheqë skuadrën e Partizanit me objektivin për t’u renditur mes ekipeve kryesore të kampionatit dhe për të konkurruar për titullin kampion .