🔴 ZYRTARE | Mladen Milinkoviç , trajneri i ri i Partizanit!

🔴 ZYRTARE | Mladen Milinkoviç , trajneri i ri i Partizanit!

FK Partizani prezanton zyrtarisht Mladen Milinkoviç si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin 2025–2026. Trajneri serb  sjell eksperiencë të gjatë nga kampionatet e Ballkanit dhe Europës, ku ka drejtuar ekipe si Buduçnost, Kukësi, Luftëtari, Keşla FK , Al Sahel dhe Syrianska.

 

⚽ Karriera si trajner:

 

Mladen Milinkoviç ka ndërtuar një profil të respektuar si trajner, duke drejtuar ekipe në disa prej kampionateve më sfiduese në rajon:

Buduçnost Podgorica (Mali i Zi): Dy periudha të suksesshme, duke fituar 3 trofe  , 2 herë titullin kampion dhe 1 kupë .

Kukësi & Luftëtari (Shqipëri): I njohur për stilin ofensiv dhe ringritjen e skuadrave shqiptare në nivele të larta gjatë periudhë 2016 – 2018 .


🗣️ Deklarata e parë:

“ Për mua është nder të jem pjesë e Partizanit. Do të punoj fort për të rikthyer këtë emblemë në majë të futbollit shqiptar.”

 

🎯 Objektivi i qartë: Të ndërtojmë një skuadër konkurruese për titullin kampion .

📸 Pas prezantimit në “Arena e Demave”, Milinkoviç zhvilloi takimin e parë me skuadrën .

🔴 Mirësevjen në familjen e kuqe, Mister Milinkoviç !

 

#WelcomeToTheRedFamilyMladenMilinkoviç #MirësevjennëFamiljenEKuqe #FkPartizani #ArenaeDemave