Partizani ka arritur marrëveshjen me Miroslav Karoglan, i cili është trajneri i ri i të kuqve pas largimit të Florin Bratu.

Trajneri kroat është prezantuar nga presidenti Gazment Demi duke nënshkruar një kontratë 2 vjeçare dhe tashmë në drejtimin e Partizanit do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampionatin shqiptar, pas përvojës së fundit në Superligën e Kosovës te Ballkani.
Gjatë karrierës së tij si trajner, tekniku kroat ka drejtuar klube me peshë si Hajduk Split e NK Istra në Kroaci, si dhe Sheriff Tiraspol në Moldavi në kompeticionet europiane.
Karoglan do të debutojë në krye të Partizanit në sfidën ndaj Vorës e vlefshme për javën e 7- të të Abissnet Superiore.



















