FK Partizani njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Ersi Kapon.
Qendërmbrojtësi 22-vjeçar është tashmë pjesë e skuadrës së kuqe, pasi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Kapo vjen te Partizani pas katër sezonesh me Besën e Kavajës , ku ka zhvilluar një eksperiencë të rëndësishme dhe ka dhënë kontributin e tij në repartin defensiv.
Tashmë, mbrojtësi i ri nis një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bashkuar me Partizanin dhe duke u përgatitur për eksperiencën e tij të parë në “Abissnet Superiore”.
Klubi i uron Ersi Kapo-s shumë suksese me fanellën e kuqe dhe sa më shumë momente të bukura në familjen e Partizanit.
Mirë se vjen, Ersi ! 🔴
#Partizani #ErsiKapo #MirëSeVjen #PërjetMeTyPartizan



















