ZYRTARE | Endri Çelaj rikthehet në familjen e kuqe

ZYRTARE | Endri Çelaj rikthehet në familjen e kuqe

 

Partizani ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Endri Çelajt, i cili nga sot është sërish pjesë e familjes së kuqe.

 

Sulmuesi 22-vjeçar rikthehet në klub pas eksperiencës së tij të mëparshme me Partizanin në periudhën 2022–2024. Pas një sezoni të kaluar në Rumani, ku ishte pjesë e FC Metaloglobus Bukuresht, Çelaj rikthehet në Shqipëri për të veshur edhe një herë fanellën e Partizanit.

 

Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshjen për një kontratë dyvjeçare, ndërsa sulmuesi do t’i bashkohet menjëherë skuadrës për të nisur përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Florin Bratu.

Me rikthimin e tij, Partizani fiton një lojtar që e njeh ambientin dhe filozofinë e klubit, ndërsa Çelaj është gati të japë kontributin e tij për objektivat e sezonit të ri.

FK Partizani i uron Endrit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e kuqe!

 

#MirëseriktheheshNëFamiljenEKuqeEndriÇelaj 🔴