ZYRTARE | Alesio Mija vishet kuqe – përforcimi i ri i prapavijës së Partizanit
FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Alesio Mija. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar ka firmosur kontratën e tij me klubin e kuq, duke u bërë përforcimi më i fundit për sezonin e ri.
Mija i bashkohet Partizanit pas eksperiencës së tij me FC Sheriff Tiraspol në Moldavi, një nga klubet më të njohura të futbollit në atë vend, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Dinamo City në kampionatin shqiptar.
Lojtari shqiptar luan në rolin e qendërmbrojtësit, por gjatë karrierës së tij ka mbuluar edhe pozicione të tjera në repartin defensiv, duke treguar fleksibilitet në fushë. Sipas të dhënave statistikore, Mija ka grumbulluar mbi 100 paraqitje në nivele profesioniste, me eksperienca në kampionate të ndryshme.

Gjatë periudhës së tij me Sheriff Tiraspol, mbrojtësi ka qenë pjesë e një skuadre me objektiva të larta, ndërsa më herët ka kontribuar edhe në Abissnet Superiore me fanellën e Dinamo City.
Me fuqinë fizike, lojën në ajër dhe aftësinë për të luajtur në disa role defensive, Alesio Mija vjen për të shtuar alternativat në repartin e mbrojtjes së Partizanit.
Mirë se vjen në familjen e kuqe, Alesio Mija! 🔴
#FKPartizani #MirësevjenAlesioMija #Partizani1946



















