Vajzat e Partizanit nisin mbarë rrugëtimin me fitore 0–2 ndaj Kinostudios 🔴
Skuadra e vajzave të Partizanit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, duke marrë një fitore të pastër në transfertë ndaj Kinostudios me rezultatin 0–2.
Vajzat e drejtuara nga Cyme Lulaj zhvilluan një ndeshje të kontrolluar dhe me personalitet, duke treguar qartë ambicien për të qenë pjesë e katërshes më të mirë në këtë edicion. Nga një gol për secilën pjesë mjaftoi që të kuqtë të siguronin tri pikët e para të kampionatit.
Në minutën e 35-të Bora Bushati zhbllokoi sfidën, ndërsa në pjesën e dytë Liridona Gashi vulosi rezultatin përfundimtar 0–2, duke konfirmuar një nisje pozitive për skuadrën e kuqe.
Me këtë fitore, Partizani Femra nis me këmbë të mbarë rrugëtimin në kampionat, duke shfaqur lojë të ekuilibruar, karakter dhe dëshirë .
🔴 Debutim perfekt për vajzat e kuqe dhe një mesazh i qartë për sezonin që sapo ka nisur!




















