UEFA Youth League, sot shorti për Partizani U-19

UEFA Youth League, sot shorti për Partizani U-19

Partizani U-19 mëson sot kundërshtarin e tij në UEFA Youth League. Shorti për turin e parë kualifikues do të hidhet në orën 18:00.

Të kuqtë janë pjesë e Grupit 3, ku ndër rivalët e mundshëm përballë Partizanit janë:

🇰🇿 FC Kairat Almaty – Kazakistan
🇲🇹 Valletta FC – Maltë
🇲🇪 OFK Mladost Donja Gorica – Mali i Zi
🇬🇪 FC Dinamo Tbilisi – Gjeorgji
🇧🇾 FC Dinamo-Minsk – Bjellorusi

Shorti do të përcaktojë kundërshtarin e Partizani U-19 në raundin e parë kualifikues të UEFA Youth League, kompeticioni më prestigjioz europian për klubet U-19.