U-21 Partizani kalon me sukses Kukësin

Pjesa e parë nisi vrullshëm me skuadrën tonë që shënoi dy gola me të njënjtin autor Erik Gjokën përkatësisht në minutatë 25′ dhe 40 ‘. Në fundin e pjesës parë Partizani mori një goditje teksa mbrojtësi Boci do të ndëshkohej me karton të kuq duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë.
Pjesa e dytë u mendua e vështirë por rezultoi me e bukur dhe spektakolare me skuadrën tonë që arriti të gjej rrugë e rrjetës për herë të 3-të me anë të Rild Grecës .
Pas kësaj fitorje skudra jonë pozicionohet në vendin e dytë me 37 pikë duke ngushtuar diferencën me vendin e parë që mbahet nga Bylis në -8.