U-21 / PARTIZANI – EGNATIA 7 – 2 Të kuqtë hipotekojnë vendin e dytë

Ekipi ynë U-21 ka rregjistruar një fitore të pastër 7 – 2 ndaj Egnatias . Në përballjen e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” të besuarit e trajnerit Gerd Haxhiu kanë koleksionuar tre pikët radhës. Një ndeshje e cila në pjesën e pare ka qenë e ekuilibruar. Rushiti do të kalonte të kuqtë në avantazh, ndërsa Hasanas do ti përgjigjej barazimit të përkohshëm të miqve duke mbyllur 45 minutat e para në avantazh të ekipit tonë me rezultatin 2 – 1. Në fraksionin e dytë të lojës  të besuarit e Haxhiut janë të papërmbajtshëm duke realizuar plot 5 herë të tjera në portën e Egnatias.  Erik Gjoka do të bëhej protagonist në këtë pjesë duke realizuar 3 gola ndërkohë që Rushiti dhe Lacka do të vulosnin rezultatin përfundimtar 7 – 2. Përpos 3 pikëve, skuadra jonë U-21 ka dhuruar një tjetër performancë pozitive dhe falë këtij suksesi kanë hipotekuar vendin e 2 të të klasifikimit kur mbetet edhe një javë nga përfundimi i kampionatit.