U-19 PARTIZANI – VLLAZNIA 5 – 0 Të kuqtë sigurojnë 3 pikët e para në “Play-Off”

U-19 PARTIZANI – VLLAZNIA 5 – 0 Të kuqtë sigurojnë 3 pikët e para në “Play-Off”

 

Partizani U19 e ka nisur në mënyrën më pozitive fazën e tretë të kampionatit. Të
kuqtë kanë rregjistruar një triumf fantastik teksa kanë mposhtur rivalët e Vllaznisë
me rezultatin e thelle 5-0 në ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Arena e Demave”.
Takimi ka nisur në mënyrën më të mirë për djemtë e drejtuar nga trajneri Renaldo
Kalari. Që në minutën e 4-rt Malaj do ti dhuronte avantazhin e shpejtë të kuqve.
Momenti i mirë I skuadrës tonë do të konkretizohej në minutën e 17 ku sërish
Malaj do të dyfishonte shifrat duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2 – 0. Edhe
fraksioni i dytë të lojës, ka folur tërësisht për 19 vjeçarët tanë, të cilët do të
ndëshkonin miqtë edhe 3 herë të tjera. Në minutën e 49 Sogani gjen golin e tretë
ndërsa 10 minuta më pas është radha e Qokthit i cili e çon rezultatin në 4 – 0 . Në
të 66 minutë të kuqtë gjejnë sërisht golin me autor Sulon i cili do të vuloste fitoren
e thellë të skuadrës tonë me shifrat 5-0 ne favor te Partizani U19. Fundi i takimit
është shoqeruar nga një tension i panevojshëm mes futbollisteve të të dy ekipeve
dhe përpasojë arbitri i takimit është detyruar të nxjerre 6 kartona të kuq, nga 3 për
secilin ekip. Pas javës së parë të fazës së tretë të kampionatit, Partizani U19 ka
marrë përkohësisht kryesimin, duke udhëhequr me 20 pikë. Pjesë e fazës play-off
janë 5 ekipe të cilat do të zhvillojnë ndeshjet me system vajtje – ardhje për të
përcaktuar edhe ekipin kampion.