U-19 / PARTIZANI – SKENDERBEU 4 – 0 Të kuqtë tjetër fitore me goleadë në “Play Off”

19 vjeçarët ka arritur të sigurojnë një tjetër fitore të pastër në fazën “play off”. Pritej një sfidë e zjarrtë nga të dyja skuadrat por në fushë ishte vetëm ekipi i drejtuar nga Renaldo Kalari. Skuadra jonë e nisi takimin mirë duke e vendosur skuadren mike në vështirësi e cila e kishte shumë të vështirë të dilte nga gjysëmfusha e saj. Dominimi dhe këmbëngulja e skuadrës tonë do të shpërblehej në minuten e 38’ me golin e Edmir Vidricës nga një krosim fantastik i Deis Soganit. Pjesa e dytë nisi akoma më bukur me skuadrën tonë që ishte shumë kërkuse dhe arriti të realizoj në minutën e 67′ me autor Ensar Tafili. Në minutat në vazhdim të kuqtë do të kontrollonin ndeshjen por edhe me mendje nga Ballshi atje ku të gjithë shpresonin për një surprizë nga skuadra Dinamo Citit. Panvarësisht lajmeve jo të mira nga Ballshi loja e të besuarve të trajnerit Kalari vijoj me sulme drejt portës së skëndërbeut. Ekipi ynë arriti të shënojë edhe dy herë në portën e miqve , përkatesisht ne min e 84′ me Tedi Malaj dhe ne min e 90 Marselo Gjuzi vulosi rezultatin e ndeshjes 4-0.