U-17 / TIRANA – PARTIZANI 2 – 3 Kampionët e saposhpallur tjetër fitore në derbi

 

Edhe njëherë skuadra tashmë kampione e shqipërisë e Fatjon Muhametit tregon karakter dhe shpirt gare duke mposhtur rivalët e kryeqytetit Tiranën dhe duke respektuar kampionatin deri në fund. Derbi i 4-t i këtij sezoni konfirmoi edhe njëherë fituese skuadrën tonë që mposht Tiranën për herë të katërt në këtë sezon. Një fotokopje e ndeshjes së fazën e parë, me Tiranën që shënon një gol të shpejtë dhe e mbyll pjesën e parë në avantazh. Fraksioni i dytë i lojës do të fliste tërësisht për skuadrën tonë që arrin të përmbys rezultatin në fundin e takimit në harkun e 5 minutave. Dy golat e realizuar nga Franci Hysalliu në minutat 80′ dhe 81′ i dhanë barazimi e përkohshem skuadrës tonë. Por këmbengulja e të besuarve të trajnerit Muhameti dhe deshira e madhe e për ta fituar këtë duel do shpërblehej në minuten e 90 pas nje autogoli të mbrojtësit të Tiranës. Ndeshjen e fundit të kampionatit ekipi ynë U-17 do ta luaj  në “Arenën e Demave” stadium ku ekipit u 17 do ti dorëzohet edhe kupa e titullit kampion.