U-17 TEUTA – PARTIZANI 1 – 3 17 vjeçarët e kuq me hap kampioni

U-17 TEUTA – PARTIZANI 1 – 3 17 vjeçarët e kuq me hap kampioni

Një sezon mbreslënës është duke zhvilluar edhe ekipi ynë U-17. 17
vjecarët e kuq, të cilët udhëheqin prej javësh kampionatin kanë mbajtur
të njëjtin ritëm edhe në startin e fazës së tretë. Të besuarit e trajnerit
Fatjon Muhameti kanë koleksionuar një fitore në trasfertë delikate të
Durrsit duke mposhtur vendasit e Teutës në shifrat 1 – 3. Carkonji,
Rrenga dhe Misja do të ishin protagonistët e kësaj fitore me golat e
realizuar. Një tjetër sukses i merituar i ekipit tonë që vazhdon të
konfirmohet si pretendenti kryesor për titullin kampion.