U-17 / SKENDERBEU – PARTIZANI 0 – 2 Të kuqtë një hap larg titullit kampion

U-17 / SKENDERBEU – PARTIZANI  0 – 2 

Të kuqtë një hap larg titullit kampion

 

17 vjecarët e kuq thuajse kanë prekur titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Muhametit nuk njeh rivalë duke mos u ndalur edhe në trasfertën e Korçës. Në përballjen ndaj Skenderbeut  ekipi ynë ka rregjistruar një tjetër fitore në shifrat 0 – 2. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola teksa Qamili për të kuqtë do të shpërdoronte një 11 metërsh në minutën e 11 të takimit. Gjithsesi në 45 minutat e dyta 17 vjeçarët tanë do të arrinin të koleksiononin fitoren falë dy golavë të realizuar nga Bali dhe Shaba. 3 pikë të arta për Partizanin ndaj rivalëve direkt për titullin. Pas 22 javësh ekipi ynë U-17 kryeson i qetë klasifikimin tashmë më një diferencë prej 7 pikësh ndjekësit e Skënderbeut.