U-16 Partizani mposht kryesuesit dhe i afrohet kreut
Partizani – Shënkolli 1:0 ⚽ Zekaj
Skuadra e Aldo Duros arriti një fitore të rëndësishme ndaj rivalëve të Shënkollit. Një takim emocionues ku të dyja skuadrat dhanë maksimumin në fushën e lojës por fati buzeqeshi skuadrën e kuqe që doli e fituar nga ky duel i fortë. Goli i Rei Zekaj në minutat shtesë i dha fitoren skuadrës sonë që tashmë ngushton diferencën me kryesuesit e Shënkollit.
Ditën e mërkurë do të zhvillohet takimi i prapambetur mes Internacionalit dhe Partizanit, pas këtij takimi skuadra jonë do të mësojë dhe kalendarin e fazës 3-të.