Teuta 0–2 Partizani
Janjeva 46′
Padstrelau 77′
Skuadra e Partizanit ka regjistruar një fitore të rëndësishme në transfertën e Durrësit, duke mposhtur Teutën me rezultatin e pastër 2-0. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për ekipin e Aleksandar Veselinoviç, pas triumfit ndaj Apolonisë në Kupën e Shqipërisë.
Pjesa e parë:
Ndeshja nisi me një dominim të kuq. Albers Keko dhe Bintsouka kishin dy raste të mira për gol, por portieri i Teutës ishte i pakalueshëm, duke mbajtur rrjetën e paprekur në fraksionin e parë.
Pjesa e dytë:
Vetëm një minutë pas rifillimit të lojës, Andi Janjeva shënoi golin e parë, duke kaluar në avantazh Partizanin. Përpjekjet e Teutës për të barazuar hasën vështirësi, pasi mbrojtja kuqe ishte e organizuar dhe nuk lejonte asnjë rrezik drejt portës së Alban Hoxhës.
Në minutën e 77-të, sulmuesi i Bjellorus, Dzmitri Podstrelov, shënoi golin e tij të parë zyrtar me fanellën e Partizanit, duke vulosur fitoren me një goditje të fuqishme me të majtën.
Me këtë rezultat, Partizani ruan kryesimin në kampionat me 37 pikë dhe tashmë përgatitet për sfidën e radhës kundër Dinamo Cityt në “Arenën e Demave”, një duel që mund të jetë vendimtar në garën për titullin kampion.