Tedi Malaj kryen me sukses operacionin, nis rrugëtimin drejt rikthimit

Tedi Malaj kryen me sukses operacionin, nis rrugëtimin drejt rikthimit

Mesfushori ynë 19-vjeçar, Tedi Malaj, ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen miqësore ndaj Skënderbeut, gjatë fazës përgatitore.

 

Malaj iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në ligamentin kruciat anterior, operacion i cili u krye nga Profesor Doktor Sasa Jankovic.

 

Pas disa ditësh, Tedi do të nisë fazën e rekuperimit, duke ndjekur një program të detajuar të hartuar nga stafi mjekësor i ekipit.

 

Tashmë nis një tjetër sfidë për mesfushorin e talentuar: rrugëtimi drejt rikthimit në fushën e blertë. Me punë, durim dhe përkushtim, Tedi do të luftojë për t’u rikthyer edhe më i fortë.

Forca, Tedi! Jemi me ty në çdo hap. 💪🔴

 

#RikthehuMëiFortëTediMalaj