Tea dhe Elin Hasanaj gjejnë rrugën e rrjetës në fitoren e Shqipërisë U17

Tea dhe Elin Hasanaj gjejnë rrugën e rrjetës në fitoren e Shqipërisë U17

Dy golat e vajzave të Partizanit kontribuuan në suksesin 7-2 ndaj Azerbajxhanit, ndërsa Rejana Jahelezi zhvilloi një tjetër paraqitje shumë pozitive në repartin defensiv.

Tea Hasanaj dhe Elin Hasanaj lanë gjurmë në takimin e dytë kualifikues të Kombëtares shqiptare U17 për vajza, duke gjetur të dyja rrugën e rrjetës në fitoren e thellë 7-2 ndaj Azerbajxhanit.

 

Tre vajzat e Partizanit, Rejana Jahelezi, Tea Hasanaj dhe Elin Hasanaj, e nisën takimin nga minuta e parë, duke dhënë kontributin e tyre në suksesin e kuqezinjve.

Në minutën e 70-të, Elin Hasanaj u shfaq në hyrje të zonës dhe me një finalizim të saktë realizoi golin e pestë të Shqipërisë.

 

Në minutën e 84-t, ishte radha e Tea Hasanajt. Pas një aksioni ku tregoi këmbëngulje deri në fund, Tea arriti ta dërgonte topin në rrjetë për herë të shtatë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 7-2.

Një paraqitje mjaft pozitive zhvilloi edhe Rejana Jahelezi, e cila konfirmoi sigurinë dhe personalitetin e saj në prapavijën kuqezi, duke qenë një nga pikat e forta të repartit defensiv.

Kjo ishte fitorja e parë e skuadrës së drejtuar nga Cyme Lulaj në këto kualifikuese, pas barazimit të regjistruar në takimin e parë ndaj Kosovës.

Një tjetër paraqitje për t’u vlerësuar për vajzat e kuqe, me Tea dhe Elin Hasanaj që këtë herë e kurorëzuan kontributin e tyre edhe me gola, ndërsa Jahelezi vazhdon të tregojë personalitet dhe vazhdimësi në fanellën kuqezi.