SUPERIORE U18 | PLAY-OFF | PARTIZANI – TEUTA 6:1
Partizani U-18 rikthehet te fitorja dhe vijon në ndjekje të kreut .
Në “Arena e Demave”, të kuqtë shpërthejnë me 6 gola ndaj Teutës, pas një derbi spektakolar ndaj Tiranës.
Skuadra e drejtuar nga Aldo Duro rikhtehet tek fitorja , pas suksesit bindës ndaj Teutës në “Arena e Demave”.
Takimi nisi me intesitet të lartë , me Partizanin kërkues që gjeti avantazhin që në minutën e 7-të. Musa Lleshaj i rikthyer në fushë pas një mungese shfrytëzoi në maksimum asistin perfekt të Kryeziut, duke dërguar topin në rrjetë për 1:0 .

Reagimi i Teutës ishte i menjëhershëm, me Tafilin që barazoi në minutën e 10-të pas një kundërsulmi të shpejtë.
Megjithatë, festa e miqve zgjati vetëm pak minuta, pasi Lleshaj riktheu avantazhin për të kuqtë, këtë herë i asistuar nga Ergit Hyka.
Me avantazhin minimal, por me një Partizan kërkues, u mbyll pjesa e parë.
Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm, teksa të kuqtë shtuan presionin në sulm.
Ergit Hyka realizoi golin e tretë me një goditje të bukur me kokë, ndërsa vetëm pak minuta më vonë një gabim i mbrojtjes së Teutës i dha mundësinë Rei Zekajt të shënonte për 4-1.

Në vijim, stafi teknik freskoj skuadrën duke hedhur në fushë Kamberin, Vyshkën, Markocin, Rustemin dhe Vlashin.
Në minutat e fundit, ndeshja prodhoi të tjera emocione. Hyka kompletoi dopietën personale në minutën e 87-të, ndërsa në shtesë ishte sërish Zekaj që vulosi rezultatin në 6-1, duke u ngjitur edhe në krye të listës së golashënuesve.
Takimi u shoqërua edhe me tension, ku gjyqtari Gjini nxori kartonë të kuq pas ofendimeve, ndërsa nuk kurseu as Zekajn dhe Hoçjen.
Me këtë fitore, Partizani U-18 vijon në ndjekje të kreut në vendin e dytë me 34 pikë 1 më pak se Tirana vendi i parë .
Tashmë fokusohet te përballja e radhës ndaj Vorës në transfertë.



















