SUPERIORE U17 | PLAYOFF | JAVA 22 | Vllaznia – Partizani 1:1

SUPERIORE U17 | PLAYOFF | JAVA 22

 

Vllaznia – Partizani 1:1

Skuadra e Algert Hurdhës ndalet në Shkodër, duke marrë vetëm një pikë në transfertën ndaj Vllaznisë dhe duke rrezikuar vendin e parë në garën për titullin kampion .

 

 

Takimi nisi me vrullin e vendasve që surprizuan që në minutën e 3-të me golin e Kurtulajt, duke dhënë sinjalin e parë se ndeshja nuk do të ishte e lehtë për skuadrën kuqe.

Por Partizani reagoi shpejt teksa në minutën e 17-të, nga pika e bardhë e 11-metërshit, Samed Lushaku barazoi rezultatin dhe vendosi qetësinë për skuadrën e kuqe .

Pjesa e parë përfundoi 1-1, me përpjekje të vazhdueshme të Peres dhe Hysenit, të cilët prodhuan disa raste të rrezikshme shënimi .

Pjesa e dytë vazhdoi në të njëjtin ritëm. Vendasit kërkonin golin me kundërsulme të shpejta, ndërsa Partizani krijoi disa mundësi me Hysenin dhe Hitajn, por pa sukses.

 

Edhe me hyrjen në fushë të Gjergjit, Shkëmbit, Hykollarit, Shkrelës dhe Janushajt, Partizani nuk arriti të ndryshojë rezultatin dhe ndeshja përfundoi barazim 1-1.

 

 

Ky rezultat e vendos Partizanin U17 në një pozicion ku fitorja ndaj kryesuesve të Vorës në takimin e ardhshëm bëhet detyrim për të vijuar garën për titullin e kampionit kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund .

 

Partizani U17 pozicionohet në vendin e dytë me 29 pikë në ndjekje të Vorës me 31 pikë .