FK Partizani vijon të ndërtojë të ardhmen mbi talentin e prodhuar nga Akademia. Si pjesë e fazës përgatitore që skuadra e parë po zhvillon në Pogradec, shtatë futbollistë të akademisë janë ftuar të stërviten nën drejtimin e stafit teknik, duke fituar një mundësi të rëndësishme për të treguar potencialin e tyre .

Lojtarët që i janë bashkuar ekipit janë:
🔴Tedi Malaj
🔴Abdu Sarjo
🔴Darius Zadeja
🔴Dion Vata
🔴Elson Himallari
🔴Fabio Hyseni
🔴Klaus Qefalia
Ky është një vlerësim për përkushtimin, disiplinën dhe punën e tyre ndër vite, por edhe një konfirmim i filozofisë së klubit për t’i dhënë mundësi talenteve të dala nga Akademia.
I urojmë suksese djemve në këtë etapë të re dhe besojmë se me punë e sakrificë do të vazhdojnë të rriten dhe të mbrojnë me krenari fanellën e Partizanit.



















