Shorti i UEFA Youth League, përcaktohen kundërshtarët e Partizani U19

UEFA Youth League | Partizani U19 nis aventurën europiane ndaj Maltezëve të Valletta-s

Partizani U19 ka mësuar rrugëtimin në UEFA Youth League për sezonin 2026/27. Kampionët e Shqipërisë do ta nisin aventurën europiane në raundin e parë, ku përballë do të kenë Valletta U19 nga Malta.

 

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Maltë më 16 shtator 2026, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në Shqipëri.

 

Të kuqtë, të drejtuar nga Fatjon Muhameti, do të synojnë kualifikimin dhe vijimin e rrugëtimit europian, në një kompeticion që përbën një mundësi të rëndësishme për talentet e akademisë së Partizanit.

🏆 Raundi i dytë

 

Në rast kualifikimi ndaj Valletta-s, Partizani U19 do të përballet në raundin e dytë me kampionët e Çekisë, Hradec Kralove U19.

 

🌍 Raundi i tretë

 

Nëse të kuqtë arrijnë të kalojnë edhe raundin e dytë, në raundin e tretë do të përballen me fituesen e çiftit MTK Budapest U19 (Hungari) – Mladost U19 (Mali i Zi) / Kairat Kazakistan U19.

 

Kështu, rruga e Partizanit U19 në UEFA Youth League është e përcaktuar: *Në rast kualifikimi.

 

Pas një sezoni ku Partizani U19 u shpall kampion i Shqipërisë, tashmë sfida zhvendoset në arenën europiane. Me përgatitjet që vijojnë nën drejtimin e Fatjon Muhametit, kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë të përfaqësojnë denjësisht klubin dhe futbollin shqiptar në UEFA Youth League.

16 SHTATOR | MALTË

VALLETTA U19 🆚 PARTIZANI U19

🔴 Një tjetër kapitull europian për kampionët e  kuq