Partizani ka qenë sot prezent në shkollën 9- vjeçare “Ahmet Gashi” të kryeqytetit

Partizani ka qenë sot prezent në shkollën 9- vjeçare “Ahmet Gashi” të kryeqytetit. Trajneri Giovani Colella dhe lojtarë të skuadrës janë bërë pjesë e një eventi emocionues organizuar nga Klubi. Kjo nismë synon rritjen e dëshirës dhe pasionin për sportin tek fëmijët, të cilët janë e ardhmja e futbollit, por edhe e tifozerisë. Partizani do të vijoj me evente të këtij lloji edhe në shkolla të tjera të kryeqytetit.
#MëShumëSeNjëSkuadër❤️
#JemiNjëFamilje🔴