SEZONI 2024 – 2025 | PARTIZANI U13 | STATISTIKAT
🔴🔴Skuadra U-13 e Partizanit, e drejtuar nga trajneri Uliks Tirana, e mbylli sezonin 2024-2025 në vendin e 5-të në renditje, me një total prej 38 pikësh. Bilanci i të kuqve të vegjël përfshin10 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje, me një golavarazh pozitiv: 42 gola të shënuar dhe 39 të pësuar.
🏆🏆 Pavarësisht një sezoni me ulje-ngritje në kampionat, kjo grupmoshë arriti të lërë një shije të bukur me paraqitjet e saj, duke fituar dy trofe : AF Cup dhe Junior Futsal U13, që konfirmuan talentin dhe potencialin e ekipit.
⚽️⚽️ Në aspektin individual, u dalluan dy sulmues të rinj me instinkt golashënuesi. Joel Islamaj dhe Artion Biba shënuan nga 9 gola secili, duke udhëhequr ekipin drejt suksesit në të dy kompeticionet jashtë kampionatit.
💪 Ky sezon, përtej rezultateve, shërbeu si një fazë zhvillimi dhe konsolidimi për këtë brez premtues, që synon të ecë përpara në strukturën e Akademisë së Partizanit.
#akademiapartizaniofficial #përjetmetypartizan🔴 #PartizaniU13 #arenaedemave🔴🏟 #fkpartizani