Prononcimi i sulmuesit Albers Keko në konferencën për shtyp, në prag të takimit të dytë gjysëmfinal të kupës ndaj Egnatias

Si e prisni ndeshjen ndaj Egnatias –

Keko: Eshtë një ndeshje radhe. Shpresojmë t’ia dalim, luajmë në fushën tonë. Jemi ekip i mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë prap mirë siç kemi bërë edhe në ndeshjet dy ndeshjet e kaluara.

Keni vendour dy ndeshjet ndaj Egnatias –

Keko: Për mua s’është e rëndësishme personaliteti. Për mua e rëndësishme është të fitoj ekipi dhe të kualifikohemi në finale. Normalisht është një ndeshje e vështirë duhet vlerësuar në maksimum. Kupa është objektivi i Partizanit dhe shpresoj t’ia dalim.