Prononcimi i portierit Pano Qirko në konferencën për shtyp, në prag të takimit ndaj Bylis

Rrezik për vendin e titullarit me Alban Hoxhën –

Qirko: Nuk mendoj se është rrezik. Ne e dimë dhe stërvitemi çdo ditë me Albanin. Kjo gjë mua më ndihmon shumë, sepse e di që Albani eshtë një nga portierët më të mirë në Superiore, ka eksperiencën e tij. Çdo ditë që unë stërvitem me të aq më shumë gjëra mësoj. Siç është trajneri edhe Albani më jep këshillat e duhura.

Çfarë ka ndryshuar në skuadër –

Qirko: Mendoj stabiliteti në mbrojte është pika kyçe, mendoj ritmi. Me atë stabilitet që kemi krijuar mund të bëjmë mirë në kampionat dhe kjo mund të jetë gjeja e duhur. Edhe unë edhe Albani besoj se ndjehemi mirë me atë stabilitet në mbrojte.

Eshtë fundi i kampionatit dhe çdo ndeshje është e rëndësishme në këtë situatë që kemi ardhur. Na pret një ndeshje e vështirë me Bylis. Siç ata kanë nevojë për pikët e tyre , ashtu kemi edhe nevojë për pikët tona. Jemi vetem një pikë larg , thjesht duhet të mendojmë për ndeshjen tonë pa e patur mendjen se çfarë bën Elbasani. Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja në Ballsh, të japim 100% tonë , të kemi stabilitet dhe mendoj që do të arrijmë atë që duam.