🎙️| PRONONCIMI I LOJTARIT TË NDESHJES ROWAN HUMAN, PAS TAKIMIT NDAJ DINAMO CITY 👇
Jeni zgjedhur lojtari i ndeshjes –
Human: Faleminderit të gjithëve, dua të falenderoj skuadrën për këtë mundësi, trajnerin edhe lojtarët, shokët e tjerë. Çdokush prej nesh mund të ishte lojtari i ndeshjes sot. Kemi luajtur shumë mirë sot, përfshirë edhe portierin, fitorja është për skuadrën.
Si është ky moment dhe sa mund ta arrini objektivin –
Human: Unë mendoj se ky është objektivi kryesor i skuadrës për të qenë në katërshen e parë, për të luftuar për këtë moment. Eshtë hera e dytë që e kemi këtë mundësi, por tani jemi aty dhe duhet të luftojmë fort për ta mbajtur.
Si u ndjetë në rolin e ri që luajtët sot –
Human: Ma shpjegoi trajneri rolin tim sot, për të krijuar hapësira mes linjave, për ti humbur vëmendjes së numrit 6 të kundërshtarit. Unë e shijova, sepse mu dha mundësia të jepja topa për shokët e mi. Është hera e parë që e provova këtë pozicion.
I mërzitur që nuk shënuat sot –
Human: Është një bonus të shënosh, por nëse skuadra fiton është gjëja më e rëndësishme. Sot është njësoj sikur kam shënuar sepse ne kemi fituar. Kjo është gjëja më e rëndësishme, që skuadra të fitojë.



















