| PRONONCIMI I LOJTARIT TË NDESHJES DAVID FADAIRO, PAS TAKIMIT NDAJ VLLAZNISË 👇

🎙️| PRONONCIMI I LOJTARIT TË NDESHJES DAVID FADAIRO, PAS TAKIMIT NDAJ VLLAZNISË 👇

 

 

Fadairo: E vlerësoj shumë çmimin. Nuk ishte e vështirë, unë kam luajtur më përpara me djemtë. Human është aty, edhe kur Dumbia është aty, është më e lehtë për mua. Trajneri më jep lirshmëri, unë zbatoj detyrat e tij, por mund të luaj edhe duke shfrytëzuar fantazinë time.

 

Unë mendoj që kjo skuadër do të shkojë lartë. Na duhet besim, për të ndërtuar lojën tonë, për të cilën trajneri po punon.

Ia dedikoj këtë fitore mikut dhe tifozit tonë special, Rrok Gjoka.

 

Tani jam më afër me portën. Te Dinamo janë shumë taktikë, kjo është diferenca kryesore. Në qoftë se një detaj nuk arrin t’i zbatosh trajnerit Daja, do kesh probleme. Taktika e Dajës është diferenca mes dy skuadrave. Por edhe ai më ka lënë të jem vetvetja. Më duket sikur kam shkuar për praktikë për trajnim te Dinamo, e vlerësoj shumë, më ka lënë të shpreh forcën time, më ka inkurajuar të vrapoj drejt portës dhe të gjuaj.

Duhet të jemi të gjithë bashkë, me kohë arrihet gjithçka. Trajneri i ri kërkon kohën e vetë, me kohën unë mendoj se do të arrijmë gjithçka.