Prononcimi i kapitenit Marçelino Preka në konferencën për shtyp, në prag të takimit gjysmëfinal të “Final 4” ndaj Egnatias

Sa është e mundur që Partizani të arrij nesër finalen e “Final 4” –

Preka: Kemi punuar mirë gjatë gjithë kësaj jave. Partizani është gati që nesër të japi maksimumin për të arritur fitoren.

E presim nesër një tjetër gol të Prekës –

Preka: Do jap më të mirën time për ekipin. E rëndësishme është fitorja, pastaj goli është gjithmonë bonus.

Arma plus e Partizanit në ndryshim me Egnatian –

Preka: Me ardhjen e profesorit Partizani ka treguar që është shumë agresiv dhe lufton vetëm për fitore.