KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 24
FK PARTIZANI 2 – 0 KF TIRANA
Sukaj 6‘ , Fejzullahu 13
Formacioni: Hoxha (kap), Kalari, Atanda, G.Krasniqi , Fejzullahu, Trashi, Batha, Gomez, Torasso, Vila, Sukaj , U aktivizuan : Raçiç, Daja, Mazekaj Trajner : Andrea Agostineli
I NJEJTI FILM E NJEJTA HISTORI
Skuadra i rikthehet fitoreve në kampionat duke triumfuar në derbin e kryeqytetit ndaj rivalëve të Tiranës me rezultatin e pastër 2 – 0 . Dy gola të shpejtë të realizuar nga Sukaj dhe Fejzullahu i kanë dhuruar avantazhin e shpejtë 15 herë kampionëve të vendit , të cilët kanë administruar në perfeksion këtë sukses i cili është mbështetur fuqishëm edhe nga tifozeria e mrekullueshme e cila si në çdo ndeshje ka rezultuar lojtari i 12 në stadium . Të kuqtë i çojnë tashmë në +20 diferencën e fitoreve ndaj rivalëve të Tiranës dhe + 13 diferencën e pikëve në këtë sezon. Të kuqtë ngjiten në kuotën e 52 pikëve dhe aktualisht rezultojnë mbrojtja më e mirë e kampionatit me vetëm 13 gola të pësuar në 24 javë të luajtura.



















