GNK Dinamo Zagreb 2 – 1 FK Partizani

MIQËSORE
GNK Dinamo Zagreb 2 – 1 FK Partizani
Shënues: Moro 28′, Petkoviç 52′ / Bardhi 11′

Formacioni: Hoxha, Ibrahimi, Belica (kap), Atanda, Trashi, Telushi, Mala, Hila, Duka, Bardhi, Asani
U aktivizuan: Çinari, Cardoso, Rexhepi, Hebaj, Kote, Mensah, Kalari
Trajner. Skënder Gega

Me përballjen e luajtur sot ndaj Dinamos së Zagrebit, skuadra ka mbyllur takimet miqësore të programuara përgjatë minifazës përgatitore në Antalia. Për të kuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega ishte një tjetër test pozitiv pavarësisht humbjes 2 – 1, që erdhi nga një gol disi i dyshimtë. Gjithsesi këto tre përballje kanë shërbyer për konsolidimin e ekipit në prag të rifillimit të kampionatit. Dy lojtarët e rinj që u aktivizuan sot, Rexhepi dhe Duka u adoptuan mjaft mirë me ekipin, për aq minuta sa u aktivizuan. Skuadra do të vijojë përgatitjet në Antalia deri në 18 janar, datë kur edhe do të rikthehet në Shqipëri.