MIQËSORE
ANTALYASPOR 1 – 1 FK PARTIZANI
Shënues: Sinik 2‘ / Bardhi 46’
Formacioni: Xhika, Belica(kap), Bitri, Kalari, Kodra, Kote, Ferrati, Mensah, Jusufi, Çinari, Hyseni
U aktivizuan: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Trashi, Telushi, Mala, Hila, Bardhi, Cardoso, Asani
Trajner. Skënder Gega
Eshtë mbyllur në barazim 1 – 1 testi i dytë miqësor që skuadra ka luajtur sot ndaj ekipit turk Antalyaspor. Të kuqtë ndonëse e kanë parë veten shumë shpejt në dizavantazh në të dytën minutë, kanë arritur të rikthejnë barazpeshën e rezultatit në fillim të fraksionit të dytë të lojës me autor Jurgen Bardhin. Edhe në këtë test trajneri Skënder Gega i ka dhënë mundësi aktivizimi të gjithë lojtarëve që ka patur në dispozicion. Në kuadër të përgatitjeve në Antalia, të kuqtë do të luajnë edhe një tjetër ndeshje miqësore ndaj Dinamos së Zagrebit në program në datën 14 janar.





























