Pas sezoni të kaluar të suksesshëm, ku Partizani U19 u shpall kampion dhe siguroi edhe trofeun e Kupës, skuadra e Fatjon Muhametit ka nisur një tjetër aventurë me objektiva të mëdha. Të kuqtë synojnë të mbrojnë kurorën e kampionit, ndërsa këtë sezon do të kenë edhe një sfidë të rëndësishme në arenën europiane, me pjesëmarrjen në UEFA Youth League.


Starti i kampionatit rezervoi menjëherë një përballje të fortë për kampionët në fuqi.
Kalendarit të javës së parë i ishte rezervuar një duel klasik mes dy rivalëve të denjë. Partizani dhe Vllaznia u përballën në Shtëpinë e Futbollit, në një supersfidë që premtonte emocione dhe interes të madh nga dashamirësit e futbollit të moshave.
Kalendarit të javës së parë i ishte rezervuar një duel klasik mes dy rivalëve të denjë. Partizani dhe Vllaznia u përballën në Shtëpinë e Futbollit, në një supersfidë që premtonte emocione dhe interes të madh nga dashamirësit e futbollit të moshave.
Kampionët në fuqi, të drejtuar nga Fatjon Muhameti, e nisën sezonin me objektivin e qartë për të mbrojtur kurorën, por edhe për t’u përgatitur për aventurën europiane.

Me disa ndryshime në formacion, Partizani zbriti në fushë me Qefalin në portë, Malin, Arapin, Nelën dhe Latajn në mbrojtje. Në mesfushë u rreshtuan Banushi, Gjati dhe Krrashi, ndërsa treshja e sulmit përbëhej nga Rrenga, Lleshaj dhe Hyka.
Sfida nisi me ritëm të lartë. Partizani ishte kërkues që në sekondat e para dhe pa mbushur ende një minutë, të kuqtë rrezikuan seriozisht portën shkodrane. Grushtimi i Ndojit dhe tentativa e Gjati për pak sa nuk sollën golin e avantazhit.
Partizani vazhdoi të kërkonte dhe në minutën e 17-të erdhi edhe goli.
Krashi lëshon një top të gjatë për Ergit Hykën, i cili përfiton nga gabimi i mbrojtjes shkodrane dhe vërshon drejt zonës së rreptësisë. Sulmuesi asiston në mënyrë perfekte për kapitenin Erald Rrenga, që nuk gabon përballë portës dhe e dërgon topin në rrjetë.
⚽ 1-0 për Partizanin.
Të kuqtë kishin mundësi të dyfishonin avantazhin, madje në dy raste topi u përplas në traversë. Por Vllaznia pati fatin me vete.
Dhe kur dukej se Partizani po kontrollonte gjithçka, pesë minutat e fundit të pjesës sollen dhe permbysjen e rezultatit
Nje gabim i portierti Qefalia në dalje solli 11 metersh për Vllazninë në minutën e 40-të, Nikaj tregohet i sakte nga pika e bardhe duke vendosur barazpeshen .
Vetëm pesë minuta më vonë, sërish Nikaj, këtë herë i asistuar nga Simon Uldedaj, përfitoi nga një moment pasigurie në mbrojtjen e kuqe dhe përmbysi rezultatin.
1-2 për Vllazninë.
Një rezultat i papritur në një pjesë të parë ku Partizani kishte krijuar më shumë, por futbolli kishte folur në favor të shkodranëve.
Fraksioni i dytë nisi me dy zëvendësime të menjëhershme për Partizanin. Himallari dhe Qamili morën vendin e Krashit dhe Banushit.
Të kuqtë kërkuan golin e barazimit, por pjesa e dytë u karakterizua nga shumë raste të shpërdoruara dhe mungesë qetësie në momentin final.
Në minutën e 80-të, trajneri Muhameti hodhi në fushë edhe Orest Nelën, në vend të Frensi Malit.
Partizani vazhdonte të kërkonte me çdo mënyrë dhe këmbëngulja u shpërblye në minutën e 84-t.
Një krosim i Arapit në zonë nuk largohet siç duhet nga mbrojtja shkodrane. Himallari asiston me kokë për Hykan dhe sulmuesi, me një zhytje spektakolare, e dërgon topin në rrjetë.
⚽ 2-2 Hyka 84
Festë në fushë dhe në tribuna. Partizani kishte rikthyer moralin dhe kërkonte edhe më shumë.

Katër minuta më vonë, pas nje goditje këndi për të kuqtë vjen dhe momenti kulminant . Himallari ekzekuton në mënyrë perfekte me të majtën dhe e dërgon topin në shtyllën e dytë, aty ku Uesli Arapi zhytet me kokë dhe përmbys gjithçka.
3-2 Arapi gol për Partizanin 88″

Por spektakli nuk kishte përfunduar.
⚽ Pak minuta me vone Qamili 4:2 92″
Partizani mobilizohet mire dhe kap ne befasi mbrojtjen shkodrane , Me Ergit Hyken qe asiston ne brendesi te zones per Qamilin i cili godet me të djathtën, duke shtangur per te 4 herë portierin Ndoji.
Një përmbysje spektakolare e kampionëve në fuqi, që në minutat e fundit të sfidës shënuan tre gola dhe e nisën sezonin me një fitore të madhe.
Gjyqtari Bylikbashi sinjalizoi fundin e takimit dhe Partizani U19 mori tri pikët e para të sezonit.
Tashmë të kuqtë përgatiten për dy sfida të rëndësishme. Në kampionat, këtë fundjavë, përballë Dinamo City, ndërsa më 16 shtator vjen debutimi në UEFA Youth League, në transfertën ndaj Vallettës në Maltë



















