Abissnet Superiore U19 – Java 16
Dinamo City – Partizani 1:1

Barazimi në transfertën ndaj Dinamo City i kushton kreun e renditjes Partizanit U19, i cili pas javës së 16-të zbret në vendin e dytë me 34 pikë, dy më pak se Laçi, që mban aktualisht vendin e parë.
Një duel i forë dhe i luftuar ishte përballja në “Arbanë”, përballë një rivali të mobilizuar maksimalisht për të frenuar skuadrën e Fatjon Muhametit. Dinamo kaloi në avantazh që në minutën e 4-t me golin e Noel Balit, ndërsa Partizani reagoi dhe gjeti barazimin në minutën e 44-t përmes Abdu Sarjos, i rikthyer pas dëmtimit.
Edhe pjesa e dytë u karakterizua nga intensitet i lartë, duele të forta në mesfushë dhe lojë me duele të forta sportive , e shoqëruar me kartona të verdhë. Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Orgest Hidrit për ndëshkim të dyfishtë..
Pas këtij barazimi, gara për kreun mbetet plotësisht e hapur. Një duel i nisur që në javën e parë mes Partizanit dhe Laçit, dy skuadrave që kanë shkëmbyer vazhdimisht vendin e parë gjatë gjithë kampionatit.
Teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i fazës së dytë, përpara nisjes së fazës më të rëndësishme, Playoff-it, aty ku do të përcaktohet kampioni i Abissnet Superiore U19.
Takimi i radhës për të kuqtë do të luhet më 15 shkurt, në Arenën e Demave, përballë Vores, skuadrës që aktualisht renditet në vendin e fundit.



















