Partizani U19 mposht Dinamo Cityn dhe vijon ndjekjen e kreut .

PARTIZANI U19 – DINAMO CITY U19 2-0

Partizani U19 mposht Dinamo Cityn dhe vijon ndjekjen e kreut .

Partizani U19 mori një fitore të rëndësishme ndaj Dinamo City U19 me rezultatin 2-0 në një përballje të fortë dhe të luftuar gjatë gjithë 90 minutave.

Të rinjtë e Partizanit hynë në këtë sfidë me objektivin e qartë për të marrë tri pikët dhe për të vijuar ndjekjen e kreut të renditjes, ndërsa Dinamo City kërkonte të ndalte marshimin e të kuqve.

Që në minutat e para u pa një ndeshje me ritëm të lartë, duele të forta dhe përplasje fizike, me lojën që shpesh u ndërpre edhe nga kartonët. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave.

Fraksioni i dytë nisi në mënyrën më të mirë për Partizanin. Pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga kombinimet mes Rrengës, Abdus dhe Qokthit, ishte ky i fundit që e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar të kuqtë në avantazh 1-0.

Pas golit, Partizani vijoi të mbante ritëm të lartë dhe të sulmonte për të siguruar rezultatin.

Në minutën e 86-të erdhi një tjetër mundësi e mirë për të dyfishuar shifrat, por portieri Dardabella u tregua i saktë përballë Rrengës, duke shmangur golin.

Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë, nga një goditje këndi, Rinaldo Nela kërceu më lart se të gjithë dhe me një goditje të saktë me kokë vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.

Një fitore e rëndësishme që e mban Partizanin U19 në vendin e dytë me 25 pikë, vetëm 1 pikë larg kryesuesve të Laçit, duke mbajtur gjallë garën për vendin e parë.