PARTIZANI U19, DEBUTIM EUROPIAN ME FITORE

 

 

Një kapitull i ri është hapur për Akademinë e Partizanit. Skuadra U19 e kuqe bëri debutimin historik në UEFA Youth League, kompeticionin më të rëndësishëm europian për klubet e të rinjve.

Partizani fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë pasi u shpall kampion kombëtar U19 në sezonin 2025–2026. Nën drejtimin e trajnerit Fatjon Muhameti, të kuqtë nisën aventurën europiane përballë kampionëve të Maltës, Valletta U19.

Për Partizanin kjo ishte pjesëmarrja e parë në historinë e UEFA Youth League, ndërsa Valletta vinte me eksperiencën e një edicioni të mëparshëm në këtë kompeticion.

Sfida e parë në Maltë u kthye në një mbrëmje për t’u mbajtur mend për të kuqtë. Partizani triumfoi 2–0 ndaj Valletta-s, falë golave të Erald Rrengës në minutën e 63-të dhe Ergit Hykës në minutën e 69-të, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Përtej rezultatit, pjesëmarrja në UEFA Youth League përbën një mundësi të rëndësishme për talentet e Akademisë Partizani që të matin nivelin e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të fitojnë eksperiencë përballë futbollit europian.

 

Tashmë vëmendja zhvendoset te ndeshja e kthimit në Shqipëri me datë 14 tetor , ku Partizani do të kërkojë të konfirmojë rezultatin e arritur në Maltë dhe të vazhdojë rrugëtimin europian.

Në rast kualifikimi ndaj Valletta-s, të kuqtë do të vazhdojnë aventurën në raundin pasardhës të UEFA Youth League ku përballë do të kenë kanpionët e Çekisë Hrdac Kralove.

Një debutim historik, një fitore europiane dhe një brez i ri që kërkon të shkruajë historinë me fanellën e kuqe.

PARTIZANI CHANNEL