Partizani U17 ndalet në barazim në transfertë ndaj Teutës !

Partizani U17 ndalet në barazim në transfertë ndaj Teutës !

Partizani U17 ishte e vetmja skuadër e kuqe që nuk arriti të merrte pikë të plota nga përballjet ndaj Teutës, duke u ndalur me një barazim 1:1.

Takimi nisi me vendasit ishin më kërkues dhe arritën të gjenin golin në minutën e 37, përmes Cares, gol ky vendimtar që mbylli fraksionin e parë me avantazhin e Teutës.

Në pjesën e dytë skuadra e kuqe tregoi një tjetër fytyrë. Me çdo kusht kërkohej goli i barazimit dhe sulmet ishin intensive. Dionis Pera shënoi në minutën e 68 një gol shumë të rëndësishëm, duke rikthyer baraspeshën në një moment ku vendasit kishin mobilizuar mbrojtjen.

Pas golit, përpjekjet e Partizanit nuk munguan, edhe pas futjes në lojë të Shkembit Kukelit dhe Gjergjit, por rezultati mbeti 1:1 deri në fund.

Ky barazim zhvendos Partizanin e trajnerit Algert Hurdhes në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Vorën.

Tani skuadrat do të përqendrohen në fazën më të nxehte të sezonit: playoff