PARTIZANI U17 MERR KREUN – FITORE E PASTËR 3-0 NDAJ VORËS NË “ARENËN E DEMAVE”

SUPERIORE U17 | PARTIZANI – VORA 3:0

PARTIZANI U17 MERR KREUN – FITORE E PASTËR 3-0 NDAJ VORËS NË “ARENËN E DEMAVE”

Të kuqtë e trajnerit Algert Hurdha morën një revansh të rëndësishëm pas humbjes në përballjen e parë me Vorën dhe rikthehen në krye të renditjes.

 

Takimi nis në mënyrën më të mirë për Partizanin: në minutën e 3-t, Elson Himallari shfrytëzon një gabim të mbrojtjes së Vorës dhe asiston në detJ për Odisea Gjatin, i cili me një goditje të fortë zhbllokon sfidën dhe ndez atmosferën në “Arenën e Demave”.

Pjesa e parë vijon me ritëm të lartë dhe raste për të dyja skuadrat, por Partizani mbetet i organizuar dhe i rrezikshëm. Në minutën e 34-t, nga një goditje këndi, skuadra rrezikon dy herë radhazi: fillimisht Marin Tasho godet traversën, ndërsa tentativa e Etien Gjergjit kalon ngjitur me shtyllën.

 

Me avantazhin minimal përfundon pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Partizani ruan kontrollin e ndeshjes. Në minutën e 58-t, tension në zonën e të kuqve sjell karton të kuq për Rian Nezën e Vorës dhe Arjol Latajn e Partizanit, duke lënë të dy skuadrat me nga 10 lojtarë.

 

Në minutën e 68-t, Partizani vulos avantazhin: pas një rivënieje anësore, devijohet nga Dionis Pera dhe shkon në asist për Fabio Hyseni, i cili me një gjysmë-rofeshatë mposht portierin Gaxha për 2-0.

 

11 minuta më vonë, Dionis Pera shënon sërish me një goditje elegante në formë parabole për 3-0, duke shënuar golin e tij të 12-të sezonal.

 

Në minutat e mbetura, Vora nuk arrin të reagojë, ndërsa Partizani menaxhon qetësisht avantazhin deri në fund.

 

Me këtë fitore, Partizani U17 ngjitet në krye të renditjes me 42 pikë, një më shumë se ndjekësit e Vorës .

 

Java e ardhshme sjell transfertën ndaj Teutës, në aneksin sportiv Niko Dovana