Takimi i javës së 16 mes Partizanit dhe Teutës përfundon me një triumf të madh për skuadrën tonë 17-vjeçare, me rezultatin e pastër 4:1! 👏
⚽ Përmbledhje e ndeshjes: Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 15-të me një penallti të shënuar nga Kuqi.
Përgjigjja jonë erdhi nga një këndore, ku Ergit Hyka barazoi shifrat me një gol të mrekullueshëm me kokë .
➡️ Fillimi i pjesës së dytë ishte shpërthyes, me Hyka që fitoi një penallti, të cilën e realizoi saktësisht Rei Zekaj.
➡️ Hyka u rikthye sërish në skenë me një tjetër gol spektakolar, duke e çuar rezultatin në 3:1 pas një asisti të bukur nga Kryeziu.
➡️ Në fund, kombinimi Hyka-Zekaj e vulosi fitoren me golin e katërt, duke i dhënë skuadrës një fitore të merituar dhe plot emocion !
⚽️ Statistika të rëndësishme:
⚽️ Ergit Hyka: 2 gola dhe protagonist absolut! Ky ishte goli i tij i 16-të në kampionat duke kryesuar listën e golashënuesve !
🔝 Partizani U17 kryeson kampionatin me 39 pikë pas 16 javësh dhe vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme. Takimi i ardhshëm në transfertë e rëndësishme ndaj Skënderbeut !