PARTIZANI U17, KAMPION I PRESTIGE EVENTS CUP 2026 !

đź”´PARTIZANI U17, KAMPION I PRESTIGE EVENTS CUP 2026!

‍

Partizani U17 ka ngritur lart trofeun e edicionit të parë të @prestigeevents2026 , duke kurorëzuar me sukses një paraqitje dominuese në turneun veror të zhvilluar në Qendrën Kombëtare Sportive Kamëz.

Skuadra e drejtuar nga Algert Hurdha zhvilloi një paraqitje në nivel të lartë, ku morën pjesë ekipe nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa në finalen nuk la asnjë vend për diskutime.

 

Të kuqtë triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Kamza Sport, duke dhuruar një paraqitje bindëse nga minuta e parë deri në vërshëllimën finale.

Golat e triumfit u realizuan nga Nikola Hykollari, Hitaj, Metani dhe Allushaj, të cilët vulosën suksesin e merituar të Partizanit.

Përveç trofeut të kampionit, Partizani dominoi edhe në ndarjen e çmimeve individuale: 🏅 Artur Aliaj : Lojtari më i Mirë i Kompeticionit ⚽ Nikola Hykollari – Golashënuesi më i Mirë

 

🧤 Ersi Maloku – Portieri më i Mirë i Eventit