Partizani U15 e mbyll sezonin si nënkampion
Partizani U15 e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke siguruar vendin e dytë në kampionat pas suksesit të arritur ditën e sotme ndaj Apollo 2016 me rezultatin 2-4.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Kaça zhvilloi një sezon pozitiv, duke koleksionuar 16 fitore, 1 barazim dhe 9 humbje përgjatë gjithë kampionatit. Të kuqtë treguan karakter dhe vazhdimësi, ndërsa në fazën “play-off” dhuruan paraqitje dinjitoze dhe plot grintë.
Protagonistët e sfidës së sotme ishin Denian Avdylaj dhe Rayan Karabushi, të cilët realizuan nga dy gola secili për t’i dhënë fitoren ekipit të kuq.
Një mbyllje pozitive për 15-vjeçarët e Partizanit, që konfirmuan potencialin dhe zhvillimin e vazhdueshëm gjatë këtij sezoni.



















