PARTIZANI U14 RIKTHEHET NË KRYE, HYKOLLARI SHKËLQEN ME POKER GOLASH NË LUSHNJE

Partizani U14 ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Lushnjen me rezultatin e thellë 5-2 në një sfidë ku të kuqtë dominuan dhe treguan edhe një herë cilësitë e tyre.
Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Brajan Hykollari, i cili realizoi katër gola, duke udhëhequr skuadrën drejt një tjetër suksesi të rëndësishëm në garën për titull. Goli tjetër i Partizanit u shënua nga Savio Disha.
Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Uliks Tirana rikthehet në krye të renditjes me 27 pikë, duke mbajtur gjallë objektivin madhor në këtë fund sezoni.
Tashmë kampionati hyn në fazën vendimtare, teksa Partizanin e presin edhe dy finale të vërteta. Fillimisht derbi ndaj Tiranës më 3 qershor, ndërsa më pas transferta e vështirë ndaj Elbasanit më 6 qershor, sfida që pritet të përcaktojnë fatin e sezonit për të kuqtë.
#përjetmetypartizan🔴
#akademiapartizani #partizaniu14



















