Partizani U14 mbyll me sukses sezonin

‏🔴 Partizani U14 e mbylli sezonin me një paraqitje pozitive, duke u renditur në vendin e katërt me 27 pikë, vetëm 3 pikë larg kreut të renditjes.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Uliks Tirana zhvilloi një kampionat të luftuar dhe konkurrues, ku arriti të regjistrojë plot 23 fitore, prej të cilave 14 në fazën e grupeve dhe 9 në fazën Fair Play.

Pavarësisht se nuk arriti të kurorëzohej me titullin kampion, Partizani U14 tregoi cilësi dhe vazhdimësi gjatë gjithë sezonit, duke nxjerrë në pah vlerat e një grupi premtues me talent në çdo repart të fushës.

Paraqitjet e futbollistëve të rinj konfirmuan punën e mirë të stafit teknik dhe potencialin e kësaj skuadre për të ardhmen.

#akademiapartizaniofficial #përjetmetypartizan🔴 #partizaniu14