Partizani U13 nis me rezultate pozitive turneun në Athinë
Skuadra U13 e Partizani, e drejtuar nga trajneri Amber Ursi, po zhvillon një turne miqësor në Athinë, ku ka regjistruar rezultate mjaft pozitive në dy sfidat e para të kompeticionit.
Të kuqtë triumfuan me shifrat e thella 8:0 ndaj ekipit të Ethnikos Karamidko, duke dominuar plotësisht takimin dhe treguar cilësi në çdo repart të lojës.
Në ndeshjen e dytë, Partizani U13 barazoi 1:1 përballë ekipit të Glifades, në një duel të luftuar dhe me ritëm të lartë.
Paraqitje shumë të mira dhe eksperiencë e vlefshme ndërkombëtare për talentet e vegjël të kuq, të cilët vijojnë aventurën e tyre në turneun që po zhvillohet në Greqi.
#akademiapartizani #përjetmetypartizan🔴 #partizaniu13



















