Partizani U13 mbyll me dinjitet aventurën në “Neom Cup 2026”

Partizani U13 mbyll me dinjitet aventurën në “Neon Cup 2026”

Skuadra U13 e Partizani ka përfunduar eksperiencën e saj në turneun ndërkombëtar “Neom Cup 2026”, i zhvilluar në Athinë, duke lënë mbresa shumë pozitive me paraqitjet dhe rezultatet e regjistruara gjatë gjithë aktivitetit.

 

Ekipi i drejtuar nga trajneri Amber Ursi e nisi turneun në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa triumfoi me rezultatin e thellë 8:0 ndaj Ethnikos Karamidko, në një ndeshje ku të kuqtë dominuan totalisht në çdo aspekt të lojës.

 

Në sfidën e dytë, Partizani barazoi 1:1 përballë ekipit të Glifades, në një duel shumë të luftuar dhe me ritëm të lartë, duke treguar vazhdimësi në lojë dhe karakter konkurrues.

 

Më pas, të kuqtë siguruan vendin e parë në grup falë një tjetër fitoreje bindëse 3:0 ndaj kundërshtarit të radhës, duke mbyllur fazën e grupeve me statistika shumë pozitive dhe duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ve.

Në ndeshjen eliminatore ndaj AEK-ut , Partizani U13 zhvilloi një tjetër paraqitje shumë cilësore, por u mposht minimalisht 1:0 në fundin e pjesës së dytë nga një goditje penalltie e akorduar për ekipin vendas.

Pavarësisht eliminimit, skuadra kuqe tregoi nivel shumë të mirë loje përballë një kundërshtari të fortë, duke krijuar edhe dy raste të pastra shënimi që mund të ndryshonin fatin e takimit, por pa arritur të finalizonte në rrjetë.

 

Bilanci i Partizanit U13 në “Neon Cup 2026”:

 

3 fitore

 

1 barazim

 

1 humbje

 

12 gola të shënuar

 

vetëm 2 gola të pësuar

 

 

Një eksperiencë shumë e vlefshme ndërkombëtare për talentet e vegjël të kuq, të cilët përfaqësuan me dinjitet klubin dhe treguan potencial të madh për të ardhmen.