Partizani U-17 vajza shpallet kampion !

🏆 Partizani U-17 vajza shpallet kampion!

Partizani U-17 për vajza kurorëzohet kampion i “Kategoria Superiore për vajza ”, pas fitores në finalen e madhe ndaj Vllaznisë në “Shtëpinë e Futbollit”.

 

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj mbyll në mënyrën më të bukur një sezon shumë të mirë, duke arritur të ngrejë trofeun që në pjesëmarrjen e parë në këtë grupmoshë.

Finalja ishte një përballje e fortë, e karakterizuar nga duele të shumta, intensitet i lartë dhe shumë grintë nga të dyja skuadrat, duke reflektuar rëndësinë e këtij takimi. Në këtë sfidë të luftuar në çdo metër të fushës, Partizani arriti të bëjë diferencën me një moment cilësie.

Goli vendimtar u realizua nga Andrea Klleci, e cila finalizoi me saktësi  duke i dhënë avantazhin skuadrës së kuqe, avantazh që u administrua me shumë maturi deri në vërshëllimën përfundimtare.

📋 Formacioni i Partizanit: Disha D., Jahelezi R., Rushaj M. (K), Hasanaj T., Selmani K., Hyseni A., Demushi R., Klleci A., Hasanaj E., Hystuna A., Prifti K.

🔁 Zëvendësimet: Paco K., Murataj K., Kokoshi O., Kamberi J., Koka K., Toci G.

Ky sukses është një shpërblim për punën, përkushtimin dhe shpirtin e skuadrës gjatë gjithë sezonit, duke konfirmuar rritjen e futbollit të vajzave te Partizani.

🏆 Kampione!

#PartizaniVajza #PartizaniU17 #Kampion #Finalja 🔴