Partizani prezanton stafin teknik për sezonin 2026-2027
Partizani vijon përgatitjet për sezonin e ri 2026-2027 dhe zyrtarizon përbërjen e stafit teknik që do të drejtojë skuadrën gjatë edicionit të ri.
Klubit i bashkohen tre emra nga Rumania, të cilët do të jenë pjesë e stafit të trajnerit kryesor:
Mircea Ovidiu Dadanae – Zëvendëstrajner
Florin Iana – Ndihmëstrajner dhe video-analist
Andrei Mihnea Neagu – Përgatitës atletik



Stafi teknik plotësohet gjithashtu nga:
Realf Zhivanaj – Ndihmëstrajner i dytë
Alban Hoxha – Trajner i portierëve
Oriand Abazaj – Përgatitës atletik



Me këtë përbërje, Partizani nis një kapitull të ri me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të përmbushur objektivat e sezonit.
Klubi u uron mirëseardhjen dhe shumë suksese të gjithë anëtarëve të stafit teknik në rrugëtimin e tyre me fanellën e kuqe.



















