Klubi i Futbollit Partizani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajneren e ekipit të femrave, Aurora Seranaj.
Gjatë dy sezoneve në drejtim, znj. Seranaj udhëhoqi skuadrën drejt dy finaleve kombëtare:
Finalja e Kupës së Shqipërisë kundër Apolonisë (2023–2024)
Finalja e kampionatit “Final Four” ndaj Vllaznisë ( 2024-2025 )
Klubi e falënderon trajneren Seranaj për kontributin e dhënë, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm në drejtimin e skuadrës.
I urojmë suksese në angazhimet e ardhshme profesionale.
#fkpartizanifemra